|

Gresa do të martohet së shpejti

0Gresa Behluli ka zbuluar se ajo së shpejti do të martohet me të fejuarin e saj, por se ka vendosur të mos të flasë rreth tij në opinion deri në ditën e kurorëzimit.

Këngëtarja kosovare, e cila ndjek hapat e nënës së saj, yllit të muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka më se një vit që kur pranoi lidhjen e saj të dashurisë, mbase thuri edhe fejesën. Por Gresa vazhdon ta fshehë identitetin e djaloshit të saj edhe pas një viti. Madje deri më tani nuk ka publikuar akoma një foto bashkë me të.

“Nuk kemi caktuar ende ndonjë datë të martesës, por mund të ju them se shumë shpejt do të martohem. Nuk kam dashur që të fejuarin tim ta ekspozoj në publik”.

“Ai është një djalosh nga kryeqyteti dhe nuk është fytyrë publike, por në ditën e martesës mund të flas më shumë për identitetin e tij”, ka thënë ajo për “Zëri”.

You must be logged in to post a comment Login

Recently Commented