|

E tmerrshme: Çifti mizor e torturoi fëmijën deri në vdekje (Video)


femiaaaaaNëna dhe dashnori i saj nga Britania e Madhe, u shpallën sot fajtorë për vrasjen e katërvjeçarit Daniel Pelke, me të cilin kanë abuzuar sistematikisht fizikisht dhe e kanë lënë në uri deri në vdekje, raporton Sky News. Djali fatkeq ishte viktimë e mizorisë së pabesueshme dhe dhunës. Ai vdiq në mars të vitit të kaluar.
27-vjeçarja Magdelena Luczak, e ëma e djalit, dhe dashnori i saj, 34-vjeçari Mariusz Krezolek, u shpërngulën nga Polonia në Birmingham, në vitin 2006.
Djalin e pafat ata e kanë keqtrajtuar në mënyrën më të egër të mundshme, sa që në çastin e vdekjes Daniel peshonte vetëm 10 kilogramë.
Siç raportojnë mediat britanike, djalin e vogël çifti e ka mbajtur në dhomë të vogël. Kur ka kërkuar ujë, i kanë dhënë krip, ndërsa vazhdimisht ia kanë kufizuar ushqimin dhe e kanë larë shpesh në ujë të akullt. Djali ishte aq i dëshpëruar sa në kopshtin e fëmijëve shpesh vidhte ushqimin e fëmijëve tjerë.
Çifti mizor gjatë gjykimit pohoi se ai nuk është fajtor dhe se djali vuante nga një çrregullim në ngrënie. Vendimi pritet të premten.

Shkruaje nje koment

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

You must be logged in to post a comment Login

Recently Commented